Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi se rastet e shfaqura në QSUT me koronavirus nuk mund të tregojnë se spitali është kthyer në vatër të infeksionit.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Brataj sqaroi edhe disa nga arsyet që mund të kenë çuar në përhapjen e virusit. Sipas tij, me lëhtësimin e masave, qytetarët kanë neglizhuar edhe masat duke bërë që dhe rastet të shfaqen dhe në spital, siç është dhe Spitali Francez.
LEXO EDHE:
I gjithë blloku operativ i spitalit Francez rezulton pozitiv me koronavirus
“Unë nuk jam politikan, por tri pikat që përmendi zoti Koduzi, gjithsecili ka këndvështrimin e vet. S’ka asnjë strukturë që nuk u infektua. Spitali nuk është kamp. Ne patëm nga 8 marsi dhe këtij persona të infektuar. U ndërprenë të gjitha aktivitete e programuara. Spati pacientë në repartet tona që të trajtoheshin, si nga frika. Spitali francez, apo Hematologjia, ishin mbyllur 2 muaj. Si u përhap infeksioni? Me neglizhencën e masave, ku 2-3 persona futen brenda. Spitali Francez ka të bëjë direkt me sytë ku kontakti është i drejtpërdrejtë. Në një supermarket apo lokal ka grumbullime. Kur ju thua; Ju lutem ruani distancën, ata e shohin”: Akoma po na gënjeni ju?! S’mund të thuash që 9 veta që pati në QSUT, është një vatër. Italia pati 25 mijë personel mjekësor të infektuar. Pse nuk flasim dhe themi; kemi më pak nga të gjithë të vdekur.”, tha Brataj.