Modelja e njohur Rashel Kolaneci u përfol në fillim të sezonit të ri televiziv se ishte larguar nga “Xing me Ermalin” dhe nga ekrani i Tv Klan. Ndonëse ajo dhe Ermali e mohuan shpejt lajmin që u shpërnda nëpër portale, pas disa javësh nga nisja e sezonit, konfirmohet largimi i bukuroshes nga programi i cili e afroi edhe më shumë me publikun. Rashel nuk do të provokojë më të ftuarit e Ermalit në programin e së shtunës.
Lajmin e largimit e ka konfirmuar edhe vetë modelja për revistën Who, por pa dhënë detaje për arsyen e këtij largimi.
Ende nuk dihet nëse modelja do të ketë një angazhim të ri artistik në të njëjtin ekran, por me siguri do të vijojë me projektet në fushën e modelingut.
Ndërkaq, Ermali nuk ka reaguar ende për lajmin e ndarë së fundi, por as nuk është zbuluar ndonjë emër i ri që mund ta zëvendësojë modelen bukuroshe dhe provokuese të çdo të shtune.