Të paktën 65 punonjës së medias janë vrarë gjatë vitit 2017. Sipas Organizatës Reporterë pa kufi, mes viktimave, 50 ishin gazetarë profesionistë, shtatë qytetarë që raportonin dhe tetë punonjës të tjerë të medias. Pesë vendet më të rrezikshme për gazetarët ishin Siria, Meksika, Afganistani, Iraku dhe Filipinet.
Nga ata që kanë humbur jetë, 35 u vranë në rajone ku vijojnë konfliktet e armatosura, ndërsa 30 të tjerët jashtë këtyure zonave. 39 punonjës medias ishin subjekt i vrasjeve të qëllimshme për shkak të punës së tyre, si përshembull raportimet për korrupsionin politik apo krimin e organizuar, ndërsa 26 të tjerët u vranë në krye të detyrës për shkak të sulmeve të armatosura ose me bomba.
Megjithëse shifra e gazetarave të vrarë është më e ulëta e shënuar në 14 vitet e fundit, për Reporterët pa kufi, është alarmues fakti që shumë gazetarë janë vrarë jashtë zonave të luftës. Organizata gjithashtu bëri të ditur se më shumë se 300 punonjë së medias janë aktualisht në burg, dhe gjysma e tyre janë të burgosur në pesë vende, konkretisht në Turqi, Kinë, Siri, Iran dhe Vietnam.