UNESCO, ka raportuar sot se një gazetar vritet në çdo pesë ditë për shkak të punës që kryen.
Prej 827 gazetarëve të vrarë gjatë 10 viteve, 115 janë vrarë vitin e kaluar, kështu që viti 2015, ishte i dyti më vdekjeprurës për një dekadë për gazetarë, raporton “Rel”.
Më tutje, në raportin e UNESCO-s, theksohet se Siria dhe Iraku, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka ekzekutuar disa gazetarë, me prerje koke që janë publikuar në mënyrë masive, pas krijimit të të ashtuquajturit kalifat në vitin 2014, janë vendet më të rrezikshme për gazetarët për të punuar.
Atje në vitin 2014 janë vrarë 24, ndërsa në vitin 2015, janë vrarë 23 gazetarë. Vrasje të gazetarëve janë shënuar edhe në Ukrainë, Afganistan dhe Pakistan. UNICEF thekson se shumica e të vrarëve ishin gazetarë lokalë, përfshirë reporterë që kanë punuar në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk kanë pasur mbrojtje përkatëse.