Penetrimi i internetit është rritur ndjeshëm në Shqipëri, në masën 63%, dhe media onlinë është bërë një ndër burimet më të rëndësishme të lajmit. Ky ka qënë raporti i monitorimit të BBC, gjigandit informativ global.
Sipas tij, edhe pse interneti ka një interes të lartë, televizioni mbetet burimi kryesor për argëtim, si pasojë e numrit të madh të kanaleve televizive të cilat operojnë nëpërmjet platformave dhe transmetuesve kabllorë me një çmim normal për tregun dhe vendin.
Radio është një ndër mediat më pak të rëndësishme, dhe sektori i gazetave është afër rënies, me gazeta të mbyllura dhe ulje të ndjeshme të reklamave të cilat kanë rënë me rreth 30% për këtë vit.
Siç raporton BBC Monitoring, liria e medias në përgjithësi është e kënaqëshme, por vetë-çensurimi dhe kufizimi financiar janë të dukshme. Burimi i financimit të mediave në përgjithësi është ende i paqartë dhe i errët. Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar progresin e kuadrit rregullator në vitet e fundit.
Copyright IMAlbania.com