Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u uruar Pashkët besimtarëve ortodoksë në këto ditë të vështira që po kalojnë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi. “Me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ndërsa mbrëmjen e së shtunës, kryeministri e kishte cilësuar këtë festë të pazakontë për besimtarët ortodoksë. ” Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston”, shprehet Rama.