Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edhe rreth personave që kanë mbetur jashtë kufijve pas marrjes së masave kundër CoVid-19.
Rama ka thënë se jo të gjithë ata persona që duan do të rikthehen në Shqipëri. Sipas tij këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë, do të riatdhesohen 1379 persona.
Kreu i qeverisë është ka sqaruar se nuk mund të kthehen me avionin “Lasgushi” ata që jetojnë jashtë vendit por ata që kanë mbetur rrugëve të Europës dhe vendeve të tjera për shkak të mbylljes së kufijve.
“Sot kam lajmëruar se do të riatdhesojmë janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Nuk kamë thënë që do nisim avionin dhe do sjelli mbi 300 mijë njerëz në Shqipëri. Kjo nuk është e arsyeshme dhe as e mundur. Nuk jemi në gjendje t’i marrim të gjithë të rikthen këtu, por ata persona që kanë vërtet hallë dhe ngecën në vende të ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve. Kush jeton jashtë vendit dhe kujtohet sot se dua të kthehem në Shqipëri nuk është e mundur. Kush thotë se dua të vijë në Shqipëri tani se atje koronavirusi nuk po bën hatanë si në vendin ku jemi, nuk ka për të ndodhur. Ne do sjellim vetëm raste emergjence dhe është një listë e mbyllur. ‘Lasgushi’ do të mbledhë ata njerëz që janë në listat e ambasadave dhe asnjë më shumë. Nga ana tjetër ata që alarmohen se ato mund të sjellin virusin , është të flasësh në hava” tha Rama.