Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat mbi procesin e vaksinimit, për sa i përket dozave javore për 100 banorë. Sipas grafikut të publikuar nga kreu i qeverisë, Shqipëria renditet e para mes 10 vendeve, duke lënë pas shtet si Turqia, Serbia, Mali i Zi
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk ka nder më të madh për të se udhëheqja e kësaj lufte.
“#KrenarpërShqipërinë????????
Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju❤️dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë????”, shkruan Rama.