Në një bashkëbisedim nga Korca kryeministri Edi Rama vlerëoi punën e mjekëve në luftë me pandemininë ndërsa komentoi edhe cështjen e vaksinimit kundër virusit. Edi Rama deklaroi sot se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.
“E kam ditur edhe më parë që ne kemi një trup mjekësh e infermierësh që është realisht për t’u respektuar dhe ka një hendek të madh mes realitetit të punës së tyre dhe perceptimit që ushqehet, besoj unë nga eksperiencat e këqia të së shkuarës edhe nga fakti që shumë kush për fat të mirë nuk ka marr shërbim vitet e fundit në spital dhe ka eksperienca të kohëve të tjera. Por ushqehet edhe nga raste të neveritshme si sanitarja te Covid2, apo sic mund të ketë edhe të tjera por nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve në mbrojtje të jetës së njerëzve në këtë periudhë të jashtëzakonshme. “ tha Rama.