Kryeministri Edi Rama, ka reagaur sërish për protestën e zhvilluar ditën e djeshem. Rama për dhunën që është krijuar nga protesta e që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës ka akuzuar Kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemiadhin, Metën dhe Berishën, duke thënë se këto të fundit janë nxitës të protestës.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka thënë se Opozita ka frikë sepse sipas Ramës ska asnjë shans që të kthehet në pushtet. Po ashtu Kryeministri u ka bërë thirrje, të gjithë prindërve të minorenëve që të ruajnë fëmijët pasi sipas Ramës ato po abuzohen nga LSI-ja.
POSTIMI I PLOTË:
Ai shprehet se ata janë të abuzuar nga LSI dhe ndërsa u bën thirrje prindërve të ruajnë fëmijët. Për të tjerët: loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”! Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit Saliut IIlirit Monikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje! S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr. Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!