Kryeministri Edi Rama pasi fali sot mbi 9 mijë gjoba dhe po ashtu i ktheu 1 mijë e 941 shoferëve patentat dhe automjetet e bllokuara i ka paralajmëruar se me Kodin e Ri Penal askush nuk justifikohet dhe tolerohet.
Rama tha se gjobat u falën se shkelësit jo se nuk gabuan duke thyer masat ndaj COVID-19 por sepse në këtë situatë jemi një familje dhe meritojnë një shans të dytë.
Me hapjen graduale thotë kryeministri shkeljet bëhen edhe më të rrezikshme.
STATUSI NGA EDI RAMA
🟢 GJOBAT, PATENTAT E MARRA PËR 3 VJET DHE MAKINAT E BLLOKUARA PO ASHTU PËR SHKELJE GjATË KËTYRE JAVËVE, DO T’U KTHEHEN TË NDËSHKUARVE, JO SEPSE NUK GABUAN, PO SEPSE SIDOQOFTË JEMI NJË FAMILJE NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME, KU EDHE ATA QË U NXITUAN MERITOJNË NJË SHANS TË DYTË NË VEND TË NJË HALLI MË SHUMË!
🔴 UROJ TË MOS QË AS ATA TË MOS E PËRSËRISIN DHE AS TË TJERË TË MOS BËJNË TË NJËJTIN GABIM, SEPSE ME HYRJEN NË FUQI TË KODIT TË RI PENAL, ASKUSH NUK MUND TË JUSTIFIKOHET E TË TOLEROHET MË, TEKSA HAPJA GRADUALE I BËN SHKELJET EDHE MË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E POPULLIT…