Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë nga kryeministria për të shpjeguar planin financiar në lidhje me situatën që po kalon vendi për shkak të COVID-19.
Rama fillimisht është shprehu se kjo luftë nuk dihet se kur do të mbarojë.
Rama:
Kjo është e para luftë në histori të njerëzimit ku kazerma është shtëpia. Si ushtria e vogël shqiptare si ajo amerikane kanë të njëjtën forcë goditëse, zero.
Kjo është një luftë botërore ku secili është më vete dhe zoti mbetet i vetmi që është me të gjithë.
Në këtë luftë jemi vetëm dhe kemi vetëm njëri-tjetrin.
Nuk e di askush, nuk e dinë as ata që i dinë të gjitha se kur do të vijë dita e çlirimit, por të gjithë e dimë se nuk do vijë as javën tjetër, as pas dy javësh. Vetëm zoti e di se kur do të vijë.
Sot mos më kërkoni që t’ju shes iluzione t’ju mbaj me llafe të bukura apo tu premtoj që do mbarojë shpejt, apo do kalojë pa vuajtje që mund të jenë të shumta.
Top Channel