Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtareve të Ballshit. Rama shkruan në Twitter se nuk po i fton gratë naftëtare për negociata, pasi nuk e ka shkaktuar qeveria problemin e tyre, po kompania private. Ai u kërkon atyre që t’i japin një mundësi për t’i ndihmuar.
“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë! Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por jua përsëris, pa mbyllur grevën nuk jua qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”- tha Rama.