Kryeministri Rama në një dalje direkte përmes faqes së tij në Facebook ka dhënë njoftime të rëndësishme përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe për mediat shqiptare.
Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e qyteteve janë vendosur në karantinë ku është bllokuar qarkullimi, kufiri me Italinë është bllokuar dhe së shpejti pritet të bllokohet dhe kufiri me Greqinë, Rama ka bërë me dije një urdhër tepër të prerë por dobiprurës për mediat.
Sipas tij të gjitha mediat që kanë më shumë se 2 të ftuar në studio duhet të ndërpresin transmetimin sepse mund të jenë vatër infeksionesh.
Ai gjithashtu ka bërë apel që ajri i kondicionuar mos të përdoret pasi shton praninë e virusit në ambiente.
Thirrja e Kryeministrit i bashkohet thirrjeve të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit të bëra nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për mediat që të jenë të kujdesshme me publikun./IMA/