Me finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, kryeministri Edi Rama tha se kompania franceze “Voltalia as” është fituese.
“Më vjen mirë që jemi në gjendje që të hapim një faqe të re të sistemit tonë energjetik, duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari për nga natyra, të energjisë diellore. Një investim i huaj, mbi 100 milion euro. Do bëhet nga një kompani prestigjioze dhe do të bëhet nga një model si është Franca. E dimë shumë mirë që jetojmë në një kohë ku gjithmonë e më shumë kërkohet diversikimi i energjisë. Një nivele i tillë konsumi, me burimet ekzistuese, deri në 2050, pritet që të trefishojë nevojën për energji, bota ku jetojmë. Duke qenë në një vend të bekuar nga kjo anë, me 95 % të energjisë të rinovueshme, flasë rezervave hidrike, ne jemi të vetëdijshëm, që komponenti tjetër i munguar, pra dielli në prodhimin e energjisë, është një potencial i jashtëzakonshëm. Ne kemi 300 ditë diell në shumicën e territorit. Ky impiant, ku do të ndërtohet, përfshi dhe luginën e Karavastasë, kjo shkon ë 260 orë. Mund të gjenerojë çerek milioni euro, duke u shfrytëzuar në vit. Ky park, e tha ministrja, është sot më i madhi në rajon. Por nga ana tjetër, dua të shtojë se është fillimi i një procesi ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Është ogur fantastik që nisin me një aktor që pa asnjë hije dyshimi, gëzon një prestigj dhe aftësi botërisht të njohur, duke i dhënë kështu kësaj pjesë të sistemit një besueshmëri të lartë, tha Rama.
Rama gjithashtu tha se HEC-in e Skavicës, do ta ndërtojë shteti.
“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.
Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama./E.B