“Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit” kjo ka qenë një nga frazat e shprehura nga kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhej “Live” në Facebook mbi situatën që po kalon vendi ynë me përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri Rama edhe një herë ka bërë apel për kujdes tek të gjithë qytetarët. Më tej ai ka shtuar se kjo situatë do të ndikojë shumë tek ekonomia e shtetit dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.
“Nuk është toka territori i luftës por organizmi i njeriut. Përparon në trupin tonë. Cdo pakujdesi dhe shkelje të rregullave është mundësi fatale për të vrarë më të dashurit dhe më të afërmit. Mos prisni nga unë që tju përsëris pa pushim. Luftat nuk vijnë për të mos na dëmtuar ekonomikisht. Por deri në vdekje ekonomike.” tha Rama.
Rama ka thënë se ky aggression që ka goditur Shqipërinë dhe botën nuk dihet se sa do zgjasë dhe në këtë mënyrë duhet të rrimë të fortë në “kështjellë”
“Qeveria duhet të bëjë gjithçka mundet por çdo anëtar i familjes tonë duhet të ndërgjegjësohet se nuk mundë të përfshijë shumë çka jemi mësuar të kemi. Qeveria mbledh dhe administron të ardhurat. Në luftë të ardhurat gjithmonë bien si për popullin si për shtetin. Në këtë luftë të ashpër për nga forca goditëse, të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë të hatashme. Nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo dhe nuk e dimë se sa do na bien të ardhurat. Duhet të kemi në buxhetin shumë më pak të ardhura. Nuk ka një plan për ti kënaqur të gjithë sot. Kjo kohë e mallkuar nuk ka lidhje me kohën e programimit të të ardhurave. Të ardhurat do të bien shumë sa më shumë do të bien. Po sikur të mos mjaftojnë edhe dy muaj të tjerë. Na ka kthyer me keq se kështjella. Ky pushtim pa armë na ka detyruar të jetojmë si një ëndërr të keqe. Ky agresion nuk dihet sa kohë do të jetojnë si rrethim”
“Jemi vetëm në këtë luftë. Askush që nuk flet shqip dhe nuk qan shqip . Nuk kemi asnjë derë tjetër ku të trokasim. Secili prej nesh në shtëpinë tonë të përbashkët. Pyesin se çdo bëhet me pagat? Me sipërmarrësit? Po jeta në çadër? Po ata të moshuar? Trump e bëri nxori milion, Merkeli, Jonson dhe Macron hapën thesin. Por pyetja ime është deri kur do të vazhdojë kjo luftë? Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit.:” tha Rama.
Top Channel