Aktori i njohur, Neritan Liçaj, një nga kundërshtarët më të ashpër të shëmbjes së Teatrit Kombëtar, ka shpërthyer në revoltë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e sotme.
Teksa fliste nga sheshi i Teatrit, Liçaj e bëri të qartë se ajo godinë nuk do të preket, pasi është bërë një premtim nga qytetarët për ta mbrojtur deri në fund.
“E dimë se Maks Velo nuk e shihte dot me sy Erion Veliajn. Kur i thoja për Veliajn thoshte ‘mos’. Ky palaço del dhe thotë unë me mikun tim. Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën!
Po ju bëj një pyetje?! Si duhet të jetë figura e një politikani shqiptar, si këto? Këta nuk kanë moral, këta nuk janë burra. Imagjino të udhëheqin këta. Nëse ju rrini brenda, ato do të rrinë në pushtet.
Rama ja futi atij që i dha tepsinë, që ja dha Saimir Tahiri, 74 deputetë nëpërmjet drogës. Ky me çitjane ja futi! Çfarë kujtoni se Veliajt nuk po ja fut?! Kemi kryeministër një njeri që po ja fut atyre që i kanë bërë nder, e dimë shumë mirë.
Na e ka hedhur neve Erion Veliajn dhe na thotë na shqyejini! Erion Velijan do ta shqyjmë ne! E rrëzoi Meta me dekretin e parë për ligjin për shembjen e Teatrit, doli kjo kuçka e vogël e bashkisë dhe tha pas 40 ditësh do ta shihni ju që do të prishim Teatrin Kombëtar! Shkon tek korsitë e bicikletave dhe thotë kështu do ta shëmbim dhe do ta bëjmë Teatrin. Erion Veliaj ka dy vite që thotë se do ta prishë Teatrin Kombëtar. E ka të qartë se ne do të mbledhim 40 mijë veta brenda orës. Ky shesh fitoi besimin e Tiranës, besimin e këtij sheshi, sepse kanë parë gjithçka të mirë përfaqëson ky komb. Forcave policore nuk ua mban të vijnë.
Gjithë ato njerëz që kemi ndihmuar gjatë tërmetit do t’i kesh të gjithë këtu. Ky është tempulli i fjalës së lirë, i qytetarit të lirë. Merrni bashkinë dhe qeverinë e Ramës dhe merrni një nga emrat më të rëndësishëm të Teatrit Kombëtar dhe vendosini në peshore dhe thoni kush peshon më tepër! Ky palaço i bashkisë vlen më shumë se një emër i rëndësishëm i Teatrit Kombëtar?! Kush peshon më shumë, këto palaço apo Teatri Kombëtar?!
Do votoni qeverinë e këtij që bën tendera apo bashkinë e kësaj zuske. Nuk kemi për t’i lënë të marrin frymë, sepse në po mbrojmë të drejtën. E dimë shumë mirë se këtu është e vërteta është pa interesi, këtu është zëri i Shqipërisë. Ky Teatër nuk do të më bëjë të pasur, por kjo është shtëpia ime e dytë! Kemi bërë një premtim ne këtu tek Teatri, o ne o ai!”- tha Liçaj.