Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me homologun kosovar Avdullah Hoti tha se synimi i Shqipërisë tashmë është hapja përfundimtare e kufirit mes dy vendeve.
“Kushtet për takimet a afërta janë shumë të kufizuara. Arrijmë që të organizojmë së bashku këtë takim të gjashtë ndërqeveritar pikërisht në 100 vjetorin e kryeqytetit. Përpara se të vinim këtu kemi pasur bisedë miqësore me kryeministrin. Për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban të qytetit historik të shqiptarisë. Takimet ndërqeveritare janë zhvilluar në frymën e një vllazërie. Janë një mundësi shumë e mirë për të bërë një bilanc për hapat e hedhur si dhe të vendosim piketa për hapat e ardhshëm.
Hapat e hedhur nuk janë të vegjël megjithëse distancat deri në përmbushjen e vizionit mbetet e madhe. Nëse i referohemi mbledhjes së fundit, të gjitha marrëveshjet që arritëm janë në proces zbatimi ose janë zbatuar.
Mund të përmend hapjen e pikave kufitare Morinë – Vërmicë. Kjo falë punës së mirë të forcave policore kufitare por kjo nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të bashkimit europian duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota. Ministritë e brendshme duhet të intensifikojnë punën që të bëjnë databazën e përbashkët. Do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit” – tha Rama.