Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në kryeqytet. Ai theksoi se kufizimi të shtunën dhe të dielën do vazhdojë edhe dy fundjava të ardhshme dhe më pas nga Tetori deri në Mars, e diela do qëndrojë e mbyllur.
“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në Tiranë dhe qytete të tjera. Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për t’i rikthyer sërish pas verës.
Nga Tetori në Marsin e ardhshëm të dielat minimalisht do të jenë pa makina, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona Deri në fund të muajit do kemi një strategji për transportin publik”, tha Rama.