Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar me naftëtarët.
Rama shkruan se është i kënaqur që ata pranuan propozimin e qeverisë. Ndërkohë shkruan se tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare
Sipas Ramës brenda 48 orësh do takohet përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim
Kryeministri Rama në Twitter:
Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!