Kryeministri Edi Rama ka folur për drejtuesit e opozitës, Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha sot nga foltorja e Kuvendit. Ai ka deklaruar se kush voton PD-në merr si dhuratë Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Për ish-kryeministrin Berisha, Rama tha se “ndodhet në barkun e Bashës si luan për ta udhëhequr në luftë”.
“Sot janë të njëjtët njerëz, por me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoji shqiptarët të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit jo si lepur, por si luan që udhëheq lepurin në luftë. S’kemi pse fshihemi prapa gishtit, as pse lëshoi gishtin, kur gishti tregoi hënën”,