Askush nuk mund ta besojë se aktorja e njohur Rajmonda Bulku është rreth të 60-ve të saj.
Kjo pasi mosha për të duket se mbetet thjesht një shifër pasi sa here e sheh, të bie në sy pamja e saj mjaft e kuruar dhe linjat e mira.
E në fakt që aktorja është një yll i skenës dhe ekranit shqiptar, kjo dihet e askush nuk mund të thotë të kundërtën.
Por me këtë pamje të re ku shfaqet së fundmi në ekran, me krehjen fisnkike dhe veshjen, Rajmonda Bulku, aktorja e mirënjohur, na mahniti me klasin dhe sharmin e saj të pavdekshëm.
Rajmonda mahnit me look-un e ri.
Një grim i kujdesshëm dhe këpucët, i shkojnë shkëlqyeshëm jakës “teatrale” në lejla, që thyen të zezën.
Me plot gojën ajo mund të quhet një “diva” e vërtetë! / syri.net