Transmetuesi Publik Italian Rai, ka porositur tre formate të reja për sezonin e ardhshëm 2017-’18 në kompaninë italiane “Standbyme”.
Formati i parë që të bën përshtypje është Ci vediamo in tribunale / Shihemi në Gjyq, tepër emër i ngjashëm me formatin e Televizionit Klan pjesë e “E Diela Shqiptare”. Por mesaduket kemi të bëjmë me një emër të përbashkët dhe jo një “copy-paste” të kompanisë nga formati shqiptar. “Ci vediamo in tribunale” do të transmetohet në kanalin Rai 2 dhe do të jetë tepër i ngjashëm me versionin shqiptar. Debati dhe konesesusi në një çështje të pazgjidhur do të jetë në qendër të programit.
La Vita è una Figata është një talk show i përbërë nga 6 episode ku disa të rinj do të tregojnë historitë e tyre të jashtëzakonshme. Emisioni do të transmetohet në Rai 1 duke filluar nga muaji Tetor.
Cronache di una Revoluzione është një seri dokumentare rreth Revolucionit Rus me një kohëzgjatje në total prej 8 orësh. Ai do të jetë i prodhuar nga Rai Storia dhe do të jetë nën drejtimin e kryeredaktorit të “La Repubblica”, Ezio Mauro./imalbania.com/