Duke filluar nga sot janë zyrtarisht 7-të kanalet e Rai në HD në platformën satelitore falas Tivù Sat.
Sikurse ju kishim informuar muaj më parë televizioni publik italian Rai do të pasuronte ofertën e tij televizive gjatë 2016 me 11 kanale HD dhe një kanal 4K. Ndërsa kanali 4K është në përgatitje për të nisur transmetimet e kampionatit europian të futbollit kanalet HD janë tashmë 7 me dy kaalet e reja që kanë filluar transmetimin këtë mëngjes. Përveç Rai 1 HD, Rai 2 HD, Rai 3 HD, Rai 4HD dhe Rai Sport HD, zotëruesit e platformës TivùSat mund të ndjekin tashmë Rai Premium HD (kanali 115) dhe Rai Movie HD (kanali 114).
Mungojnë vetëm 4 kanale për të kompletuar planin që ka marrë përsipër Rai për kalimin e të gjithë kanaleve në transmetim HD, Rai 5 HD, Rai News HD dhe dy kanalet Rai Gulp e Rai Yoyo.