Nga sot, 12 shtator 2016, Rai ‘ndryshon veshje’, duke sjelle një rinovim të imazhit të kanaleve Rai1, Rai2, Rai3 dhe Rai4. Ky është hapi i parë i një projekti më të gjerë që në vazhdim do të përfshijë të gjitha rrjetet e portofolit Televizionit Publik Italian.
Ndryshimi i logove, bumper-ve, grafika e promove dhe tabelat e shërbimeve: objektivi i krijuesëve është vendosja e një imazhi unik, të veçantë të kompanisë si dhe më kooerente dhe efikase, duke sjellë në shtëpitë e publikut një identitet viziv kontemporanë, i thjeshtë dhe i pranueshëm nga çdo moshë. Katrori, forma e logos së Rai, është protagonisti i look-ut të ri. Një design që mbështe rrënjët e tij në traditën moderne, ku qasja minimale është sinonim i thjeshtësisë dhe të një imazhi që ka një përfshirje të menjëhershme. Kjo është filozofia që kanë dashur të përcjellin tre artistët e grafikës Massimo Vignelli, Bruno Munari, Josef Albers në përditësimin e brand-it të ri të Rai.
Nga sot ndryshimet kanë prekur Rai1, Rai2, Rai3, Rai4 për të vazhduar nga janari me futjen edhe të grafikës 3D dhe rinovimin edhe të kanaleve të tjerë të grupit.