Shikuesit e platformës dixhitale Tivusat do të kenë mundësinë të shohin 7 ndeshje të Euro 2016 në ULTRA HD, pasi Eutelsat dhe Rai do ti transmetojë ato në faze eksperimentale në rezolucionin më të mirë të figurës.
Ashtu siç ishte premtuar, çerek finalja e parë e kampionatit të Europës, shënoi ndeshjen e parë e cila u transmetua nga Rai, televizioni shtetëror i Italisë, dhe Eutelsat në ULTRA HD, për të vazhduar më pas edhe për ndeshjet e rradhës duke përfunduar me Finalen e Madhe.
Ndeshja e djeshme u filmua nga rreth 14 kamera ULTRA HD të vendosura nga UEFA, në stadiumin e Valdronit në Marsejë të Francës, filmimet e të cilave dërgohej në IBC, Qëndra e Ndërkombëtare e Transmetimit të eventit, të cilat pasonin në kohë reale pamjet për shikuesit italian të RAI, nëpërmjet Eutelsat.
Një kanal i dedikuar eksperimental i Rai i cili mund të gjendej nga satelitët Eutelsat Hotbird, në Ultra HD, solli komentimin e ndeshjes në kohë reale
Abonentët e Tivusat do të kenë mundlsi të shohin edhe ndeshjet e ardhëshme të Europianit, në datat 1,2,3 Korrik me Çerek Finalet, Gjysmëfinalet më 6 dhe 7 Korrik si edhe në 10 Korrik me Finalen eventit futbollistik nëse televizori i tyre suporton, këtë rezolucion të pamjes