Piero Angela rikthehet në ekranin italian në versionin 4K me një dokumentar dedikuar mbrekullive të Venecias.
Për herë të parë në historinë e televizionit italian, ky dokumentar do të transmetohet jo vetëm në formatin Ultra HD por edhe në HDR, në kanalin Rai 4K, i disponueshëm falas në platformën satelitore Tivùsat.
Dokumentari ‘Le Meraviglie di Venezia’ do të transmetohet në prime time, ditën e hënë, 3 korrik.
Për të ndjekur programin në në cilësinë maksimal është i nevojshëm një TV kompatibël me HDR, që bën të mundur marrjen e senjalit të kodifikuar HLG, Hybrid Log Gamma, formati i zgjedhur për këtë lloj transmetimi.
Për ata që nuk disponojnë një TV HDR do mund të shohin versionin 4K.
Transmetimi HDR 4K-HDR, i këtij programi nga televizioni publik italian, është bërë i mundur fal partnership-it Rai, RaiWay, Tivùsat dhe Eutelsat që vuri në shërbim impiantet satelitore dhe infrastrukturën teknologjike të vendosur në Paris-Rambouillet.