Marrëveshja e madhe me Fabio Fazio nuk do të thotë asnjë fiction gjatë mbrëmjes së të dielave në Rai 1 këtë vjeshtë, pasi shfaqja e tij Che Tempo che Fa gjithashtu do të rrëmbejë të gjithë fashën “primetime”.
Por kjo nuk do të thotë që serialet do të “zhduken” nga logo e Rai 1. Kanali ka rezervuar tri ditë të javës për seriale televizive dhe filmat televizivë. Të hënave, do të ofrojë Il Paradiso delle Signore 2, In Arte Nino, Provaci Ancora Prof! 7, Sotto Copertura 2, Scomparsa dhe La Musica del Silenzio.
Të martën do të shohim episodet e Il Paradiso delle Signore 2 dhe Scomparsa. Të enjteve do të shfaqet Provaci Ancora Prof! 7 dhe Sirene./IMA/