Aktorja Parul Cauhan, e njohur ndryshe si Ragni në rolin e saj tek hit-seriali Bidaai i cili theu shikueshmërinë para disa muajsh në sezonin televiziv së fundmi në një intervistë nuk i ka harruar ende shqiptarët.
Në një intervistë të dhënë për një media indiane, ku ka folur për projektet e saj, ajo gjithashtu është shprehur se i do shumë fansat e saj. “Shumë shpejt një fans i imi nga Shqipëria do të më vizitojë në Mumbai gjatë xhirimeve të mia në serial.”- ka thënë ajo.
Parul së fundmi është duke marrë pjesë në xhirimet e një seriali, ku ndryshe nga herët e kaluara ajo do të luajë rolin e një vejushe e cila përballet me sfidat për të rritur një fëmijë.
Por se kush do të jetë shqiptari i cili do të shkojë vërtet shumë larg, kjo mbetet ende enigmë! Gjithsesi presim që ta zbulojmë dalë-ngadalë./www.imalbania.com/