Besojmë se të gjithë e mbani mend kur para disa javësh IMA ju paralajmërojë për ndryshimin kolosal që RadioTelevizioni Shqiptar do të bënte gjatë netëve të Festivalit të Këngës. Askund nuk është dëgjuar për këtë dhe jo, nuk ju kemi gënjyer!
Burime të IMAlbania.com se gjatë netëve do të prezantohet koncepti i ri i logos së RTSH si dhe zëvëndësimi i atyre egzistente me logot e reja. Ky është një nga ndryshimet më të mëdha të Televizonit Shtetëror, që është pritur prej kohësh.
Risia do të prezantohet zyrtarisht natën e parë, pasi në sallë janë instaluar edhe 8 ekrane të mëdha LED.
InfoMedia Albania ju ka zbuluar gjithashtu edhe më parë edhe se si do të jetë pamja e re e logos së RTSH. Ajo ka tipare katrore, duke mos humbur në pjesën më të madhe identitetin e saj.
Gjithashtu mbrëmja e natës së parë të Fest 56, ka rezervuar një tjetër suprizë. Menduat se logo-ja e festivalit që kemi parë kudo deri më tani ka qenë ajo që do të përdorej edhe gjatë eventit? E keni gabim, IMAlbania.com ka mësuar se RTSH ka lënë në suprizë edhe logon e zyrtare të Festivalit, pasi ajo që është përdorur deri tani ka qenë egzistuese.
RTSH këtë të Premte ka ndryshuar gjithashtu logot edhe në kanalet e veta dhe në të gjitha burimet e saj në internet, ndërsa do të prezantojë konceptin e brandit gjatë mbrëmjes së sotme!
EKSKLUZIVE E IMALBANIA.COM