Tashmë RadioTelevizioni Shqiptar prej kohësh po bën përpjekje për të krijuar një imazh të ri tek publiku shqiptar, të cilit prej kohësh i kishte humbur interesi ndaj ekranit shtetëror që dikur ishte e vetmja alternativë zgjedhje për të parë televizion.
Ndërsa gjatë këtij sezoni televiziv përcolli një program relativisht cilësor por edhe u shoqërua me një ri-brandim të indetitetit të tij, RTSH fton të gjithë që të paraqesin propozimet e tyre për një produksion televiziv.
Sipas një njoftimi të bërë nga Televizioni Shqiptar në faqen e tij zyrtare në internet “RTSH mirëpret çdo ide inovative e gjithëpërfshirëse: emisione për fëmijë e të rinj, quiz show argëtues, spektakle humori, talk show, apo platforma që sjellin risi në rrafshin social, ekonomik apo politik.”
Data e fundit për të dorëzuar idetë do të jetë data 30 Qershor 2018./IMA/