RadioTelevizioni Shqiptar pas lancimit të RTSH Shkollë ka nxjerrë në transmetim dhe RTSH Agro, një kanal dedikuar kulturës së bujqësisë.
Ndërsa ende është në pritje të lancimit të programacionit, RTSH Agro ka ardhur si zëvendësim i RTSH Jetë, që ishte planifikuar nga transmetuesi publik për t’u lancuar si kanal televiziv.
RTSH Agro do të vijë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Paralajmërimi është bërë nga Ministri i asaj kohe, Niko Peleshi në Shkurt të 2018-ës.
RTSH Agro është i dedikuar fshatit dhe fermerëve. Përmes këtij kanali, fermerët do të kenë mundësi të njihen me teknologjitë e reja në fushën e prodhimit, në blegtori, vreshtari, pemëtari, produkte bujqësore, me risitë dhe me informacionin e nevojshëm. Do të ketë hapsirë për promovimin e fermave të suksesshme dhe produktet bio.
Ndërsa aktualisht është në fazën e pritjes së çeljes së programacionit, për këtë kanal puna ka filluar afro 1 vit më parë, ku Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një thirrje për fermerët për një program të quajtur “Agro Stori” në bashkëpunim me GIZ dhe Bashkëpunimi Gjerman./InfoMedia Albania/