RadioTelevizioni Shqiptar duke filluar nga dita e sotme 22 Tetor ka çelur portalin e tij të ri për popullësinë minoritare por edhe diasporën shqiptare në botë.
Nën emrin e RadioTirana International, degës së Radio Tiranës që transmeton në disa gjuhë dhe në botë për shqiptarët, shtesa e re e portalit të RTSH.al do të mundësojë lajmet në kohë reale në gjuhën Angleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Greke, Serbisht dhe Turqisht.
Në webfaqe mund të dëgjohet gjithashtu edhe zëri i Radio Tirana International, ndërkohë që në ditët në vijim do të plotësohet edhe pjesa e lajmeve, për të vazhduar më pas me publikimin ditor të lajmeve nga vendi ynë.
RadioTelevizioni Shqiptar muajt e fundit i ka kushtuar një hapsirë mjaft të madhe edhe minoriteteve. Nëpërmjet RTSH2, media e vetme publike në Shqipëri do të transmetojë lajmet për minoritetet në 5 gjuhë të ndryshme.
Portali i ri i RTSH, që do të shërbej si pjesë dytësore e RTSH.al mund të aksesohet nëpërmjet linkut http://rti.rtsh.al/en_US/.
/IMAlbania.com/