Sot “Radio Tirana”, radio e parë dhe më e madhe në Shqipëri ka 81 vjetorin e krijimit.
Duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve, Mbreti Ahmet Zogu përmes një fjalimi në ambientet e ndërtesës së radiostacionit të Laprakës, e konsideroi 28 Nëntorin e vitit 1938 si nisjen zyrtare të Radio Tiranës dhe datën e lindjes së këtij institucioni mediatik, më i rëndësishmi në atë kohë, por që vazhdon edhe sot të ruajë shkëlqimin.
Prej ditës së parë, me fjalinë historike “ Ju flet Tirana!”, Radio Tirana në këtë rrugëtim disa dekadash, ka qenë pa asnjë mëdyshje në çdo kohë radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Sot RTSH ka pasuruar rrjetin radiofonik me pesë radio stacione, Radio Tirana 1, Radio Tirana 2, Radio Tirana 3, Radio Tirana Klasik dhe Radio Tirana International.