80-vjetori i krijimit të Radio-Tiranës, që prej 28 nëntorit të vitit 1938, datë që shënon edhe transmetimet e para audio në Shqipëri po shoqërohet me vëmendje përgjatë gjithë këtij muaji. Nga data 14-17 Nëntor, në Muzeun Historik Kombëtar, për 4 ditë radhazi do të organizohen forume e debate mbi transformimin dhe sfidat e programeve radiofonike në erën e internetit, por edhe ekspozitë pamore mbi historinë e radios shqiptare, dokumentar mbi modelet e audiogazetarisë, ku gjen edhe shumë kujtime, analiza mes dy kohëve, vlerësimë por edhe kritika për të përmirësuar nivelin e sotshëm mediatik.
Ndërkohë që në 66 radiot shqiptare që janë sot në treg, më së shumti dëgjon muzikë e shumë më pak programe që mbartin debate ideore, përcjellin koncepte të reja e për rrjedhojë nxisin përshpejtimin e zhvillimit mendor të shoqërisë, si e përkapin këtë situatë studentët e rinj të gazetarisë?