”Përmeti mbi gjithçka ka njerëz të mirë” e nisim kështu këtë artikull me fjalët e më të bukura për një nga vëndet më të bukur në shqipëri.
Përmeti, ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave, është sa i lashtë aq dhe i ri, që së largu duket sikur përherë mban veshur vellon e nusërisë. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj, në luftë me varfërinë, me shkatërrimin dhe egërsinë, me skllavërinë dhe përçmimin, me cinizmin dhe vetminë, me thashethemnajat, grindjet dhe me hakmarrjen e mërinë. Emri i mirë i Përmetit dhe përmetarit i ka kapërcyer me kohë kufijtë e trojeve tona.
Emri më i lashtë i këtij qyteti është “Trifila”. Ndërsa emrin e sotëm, Përmeti e ka marrë nga prijësi i këtij qyteti që quhej Premti, i cili sipas legjendës, për të mos rënë në duart e armiqve, u hodh nga Guri i Qytetit. Përmetin po ta vështrosh nga maja e Kiçokut i ngjan një gjashtëkëndëshi gjigand, rrethuar nga vargmale të bukura. Në të majtë qëndon si një gjerdan i blertë vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe të mbuluar me gjelërim. Ndërsa në të djathtë lartësohet vargmali i ashpër e hijerëndë Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë, me majën më të lartë Papingun 2485m.Hapësira mes këtyre dy viganëve gjigandë i ngjan një deti shumngjyrësh, në thellësitë e të cilit duket sikur lundrojnë Lugina e Vjosës, dhe ajo e Zallit të Dëshnicës. Ndërsa në këmbët e kodrinave të bukura dhe maleve të ashpër shtrihen dhjetëra fshatra, që edhe pse kohët e fundit disa prej tyre janë rrënuar ia shtojnë bukurinë. Përmes historiografisë turke mësojmë se Përmeti, si lokalitet e qendër komerciale ka lulëzuar që në shekullin VI-VII. Ndërsa si qendër administrative , qyteti është krijuar në shekullin XV. Ai shtrihet në Juglindje të vendit me një sipërfaqe prej 938 km.katrore dhe një vijë kufitare prej 200 kilometër të gjatë, nga të cilat 16 kilometër janë kufij lumorë. Në territorin e Përmetit janë gjetur shumë gjurmë të vazhdimësisë ilire: enë, objekte, emra vendesh e rrënoja kalash, si ajo e Këlcyrës dhe e Petranit, të cilat datojnë në shek.III-II p.e.r. Në vitin 1432 Përmeti ka patur vetëm 42 shtëpi, ndërsa në vitin 1930 numëroheshin rreth 140 shtëpi me 3000 banorë. Sot qyteti i Përmetit ka 13 mijë banorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u dogj dhe u përmbyt katër herë.
Përmeti, për shkak edhe të pozicionit gjeografik është vërtet një vend me natyrë të begatë. Në trojet e tij fatmirësisht gjenden edhe shumë monumente natyrore e njerëzore si: Guri i Qytetit dhe Bredhi i Hotovës, Gryka e Këlcyrës dhe Ujët e Zi, ujrat kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës, Shpatet e thyera të malit të Dhëmbelit dhe Vrima e Cilikojkave. Por edhe kisha, xhami dhe teqe të lashta si ajo e Shën Mërisë, Leusës dhe teqeja e dëgjuar e Alipostivanit, të cilat ruajnë brenda tyre vlera dhe mundësi të mëdha ekonomike, shpirtërore, turistike, kuruese dhe qetësuese. Përmeti ka florë dhe faunë të pasur. Aty rriten, mblidhen dhe tregtohen bimë të rralla mjekësore si dëllinja e kuqe, mëllaga, lulkuqi, trëndafili i egër, sherebeli, kamomili, rozmarina, çaji i malit, etj. Në hapësirat e ndryshme të Përmetit rritet një shumllojshmëri kafshësh dhe shpendësh të egra si dhelpra e lepuri, kaprolli e dhia e egër, ujku dhe ariu i murrmë, që kryesisht rritet në pyjet e Bredhit të Hotovës. Rrethi i Përmetit është i pasur dhe me një shumëllojshmëri shpendësh të egra si pëllumbi, thëllëza, skifteri, shqiponja, dhe një shumllojshmëri peshqish lumorë si; qefulli, levreku, ngjala, krapi, etj. Për arsye të klimës së përshtatshme dhe ujit të bollshëm, sidomos në lugina Përmeti ka mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Por politikat e gabuara të qeverive të ndryshme kanë bërë që këto mundësi,veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore gati janë shumëzuar me zero. Dëshpërohesh thellë, kur sot sheh fshatra të tëra, gati të braktisur tërësisht, ku në vend të njerëzve punëtorë dhe prodhimeve të bollshme, sheh vetëm shtëpi të rrënuara dhe ferra e gjëmba që u kanë zënë frymën. Kalon përmes fshatrave të Dëshnicës dhe në mendje të vijnë disa pyetje: “Ku është ai det hardhish që me lastarët dhe rrushtë e tyre të bollshëm,ngrohte jo vetëm kadet e verës e rakisë,por dhe lisat që sot e ndjejë veten fillikat. Frut i hidhur i politikave të gabuara që u ndoqën për fshatin, janë shkatërrimi i çdo gjëje, edhe i rrugëve e shkollave, edhe i rezervuarëve e kanaleve vaditëse madje bile edhe i qendrave shëndetësore e tubacioneve të ujit të pishëm, gjë që solli largimin e detyruar, dramatik e tepër masiv edhe të njerëzve, që ndoshta i kishin mundësitë dhe dëshirën ta ndërtonin atje të ardhmen e jetës dhe të ekonomisë së tyre. Qeveria,kohët e fundit edhe në rrethin e Përmetit, për ripërtëritjen e jetës, ekonomisë dhe vlerave turistike të fshatrave, ka përcaktuar për të bërë model tre prej tyre.Por, për zbatimin e këtij projekti,qw tani pafilluar puna, janë bërë skeptikë edhe shumë përmetarë. Prandaj shpesh ata pyesin njeri-tjetrin:Kjo qeveri e ka seriozisht zbatimin e këtij projekti, apo është shaka e radhës, që qeveritë hedhin në prag të zgjedhjeve elektorale?! A mund të zgjidhet problemi i zhvillimit të fshatit dhe turizmit në rrethe, me 2-3 fshatra, të ashtuquajtur turistikë?!Sa vjet do t’u duhen qeverive, që të vënë në rrugën e zhvillimit të drejtë të gjitha mundësitë dhe resurset natyrore të fshatrave dhe zonave, që sot fatkeqësisht janë braktisur nga njerëzit, sepse kanë munguar vëmendja dhe projektet serioze të qeverive të ndryshme.?!…Të gjitha zonat e fshatrat e rrënuar barbarisht e ndjejnë nevojën e ndihmës së shtetit për ndërtimin e rrugëve dhe ripërtëritjen e bujqësisë, pemtarisë e blegtorisë. Njerëzit kërkojnë që jo vetëm të planifikohen fonde e subvencione, por dhe të kontrollohet me rigoriozitet efektiviteti i tyre për ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.Njw shwmbull i rrallw pwr rimwkwmbjen dhe moderrnizimin e fshatit ka bwrw dhe vazhdon tw bwjw çifti shqiptaro-francez Elona –Maxhid,tw cilwt vinw nga Franca moderrne nw Ballaban të Përmetit, për të ndërtuar një fermë modeste shpendësh dhe kafshësh, për t’u trguar jo vetëm përmetarëve,por dhe gjithë shqiptarëve se, me punë e vullnet, edhe këtu mund të jetohet bukur.