Me pankarta në duar e lot në sy, dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme, në mbështetje të Palestinës, e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin .
“Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”, lexohet në disa prej pankartave që mbajnë qytetarët në duar.
Siç mund të shihet edhe nga fotot e shkrepura nga “LSA”, në protestë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilët kanë shpërndarë qytetarët, ku mes tyre ishin edhe fëmijë të vegjël të cilët protestonin.
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur.