USA Network njoftoi se seriali i saj hit, Mbretëresha e Jugut (Queen of the South) , po kthehet për një sezon të tretë.
Producentë këtë sezon do të jenë Natalie Chaidez dhe David T. Friendly.
Mbretëresha e jugut tregon historinë e të fuqishmes Teresa Mendoza (Alice Braga), një grua që është e detyruar të fshihet nga karteli meksikan dhe të kërkojë strehim në Amerikë. Ndërsa është duke u përpjekur për të mbijetuar, Teresa duhet të mësojeë rregullat e tregtisë së drogës, duke formuar një aleancë me Camila Vargas (Veronica Falcon), gruaja e armikut të saj./IMA/