Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila nëpërmjet një jurie vlerësuese pasi ka shqyrtuar projektet e paraqitura në konkursin për subvencionimin e filmave me metrazh të gjatë viti 2014, ka përzgjedhur edhe fituesit
Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila nëpërmjet një jurie vlerësuese të përbërë nga Kryetari i jurisë, Domenico La Porta dhe anëtarët si Nikolaj Nikitin, Pavel Jech, Astrit Alihajdaraj, Doruntina Basha, Edon Rizvanolli, dhe Visar Krusha, pasi ka shqyrtuar projektet e paraqitura në konkursin për subvencionimin e filmave me metrazh të gjatë viti 2014, ka përzgjedhur edhe fituesit.
Sipas njoftimit, fituesit janë:
“Fusha e Mullenjave”, me regji dhe skenar nga Arzana Kraja, shtëpia filmike: “Circle Production”, me producent Besnik Krapi.
“Home Sweet Home”, skenari: Zymber Kelmendi, regjia Faton Bajraktaraj, shtëpia filmike: “Cine Production”, me producent Trim Musliu.
“Engjujt janë larg”, skenari e regjia Gjergj Xhuvani, shtëpia filmike: “Buka”, me producent Fatmir Spahiu.
“Y-Elephant”, skenari e regjia z. Nonny Geften, shtëpia filmike:
“Industria Film”, me producentë Blerta Basholli, Ita Itamir.
“September”, skenari: Darijan Pejovski dhe Igor Ivanov, regjia: Darijan Pejovski, shtëpia filmike: “Ikone Studio”, me producentë Valon Bajgora, Tomi Slakovski.
“Shpia”, skenari Lendita Zeqiraj, shtëpia filmike:
“N’Art”, me producent Bujar Kabashi.
“Cirku Fluturues”, skenari Fatos Berisha, shtëpia filmike: “B2-PR &Media Solutions”, me producente Vjosa Berisha
“Karuseli”, skenari Ilirian Hima, shtëpia filmike: “Dat Film”, me producent Agron Shala.
Filmat e mësipërm janë vlerësuar nga juria në sajë disa komponentëve si trajtimi origjinal i problemeve të shoqërisë kosovare në tranzicion, ndjeshmëria e treguar karshi problemeve të pasluftës në Kosovë, potencialet artistike që janë fokusuar tërësisht në Kosovë, trajtimi i temave që përkojnë me realitetin e vendit, qasjet inovative, apo edhe temave intriguese, duke besuar fort në kapacitetet e ekipeve të tyre kreative.