Pas pritjes së gjatë më në fund është publikuar edhe videoklipi i këngës që shteti i Qipros do të prezantohet këtë vit në netët e mëdha të Eurovision 2018 nëw Lisbonë.
Shqiptarja nga Fieri, Eleni Foureira ka njohur ndjekësit e saj me këngën “Fuego”, emri i të cilës u zbulua para pak javësh por që ende nuk e kishim dëgjuar versionin final dhe tekstin e saj.
Kënga ka ardhur me një tekst të shkruar në gjuhën angleze, me mjaft ritëm dh është prodhuar nga PanikRecords e njëjta shtëpi diskografike e cila ka bërë edhe videoklipin e “Oniro Mou”, kënga që përfaqëson shtetin grek në eventin e madh Europian.