Pandemia e Covid-19 duket se po merr gjithnjë e më tepër përmasa më të mëdha, pasi ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat.
Autoritetet kërkojnë që ata të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, të kufizojnë kontaktet dhe mos qëndrojnë në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
“Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, thuhet në deklaratë.