Teksa shpalli publikisht garën ndërkombëtare, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku tha se vlera e këtij tenderi është 1.2 miliardë euro, u zbulua se fituesi ishte i paravendosur dhe ishte një kompani greke.
Garën për ndërtimin e këtij segmenti qeveria e ka mbyllur pak javë më parë dhe në garën për ofertat koncesionare për rrugën Milot-Fier është dorëzuar vetëm oferta e kompanisë greke Terna, e paralajmëruar si fituese e paravendosur.
Mirëpo duket se qeveria është tërhequr nga kjo aferë, pasi ministrja Balluku njoftoi mbrëmjen e sotme se kompania është përjashtuar, pasi nuk përmbushte një kriter.
Balluku tha në emisionin “Përballë” se do të rihapet sërish gara për të gjetur një tjetër kompani që do të ndërtojë këtë rrugë.
“Ne kemi pasur një ofertë që e kemi kqyrur me shumë vemendje. Ne na u desh ta kqyrnim shumë mirë ofertën, duke qenë se ka qenë shumë voluminoze. Mbi 40 fashikuj kanë qenë. Oferta fatkeqësisht nuk është më e vlefshme.
Oferta ka ardhur shumë më poshtë nga tavani i qeverisë, problem është që nuk përmbushet një nga kriteret, ai i kohëzgjatjes së ndërtimit.
Milot-Fieri do të hapet për të gjetur mundësi edhe njëherë. Ne do ta rihapim për t’i dhënë mundësi kujtdo që të marin pjesë në ndërtimin e kësaj rruge”, theksoi socialistja
G