Hapen kinematë në të gjithë vendin. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë është publikuar këtë të mërkurë në Fletoren Zyrtare. Përmes këtij vendimi, kinematë përjashtohen nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë së COVDI-19.
Hapja e kinemave do të të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Urdhëri i botuar në fletoren zyrtare :
URDHËROJ
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Ogerta Manastirliu