Mesditën e sotme, qeveria greke ka vendosur të vaksinojë fëmijët nga 12 deri në 17-vjeç, kundër Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se vendimi u mor gjatë një mbledhje të zhvilluar nga autoritetet shëndetësore, me në krye ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin Mitsotakis.
Gjatë mbledhjes, u tha se vaksinimi i kësaj grupmoshe do përmirësonte shumë situatën, në një kohë që nis edhe sezoni shkollor.
Ndërkohë, vijon diskutimi për të vaksinuar me detyrim edhe mësuesit dhe priftërinjtë. Kujtojmë se mijëra mjekë, infermierë janë pezulluar nga puna, pasi refuzuan që të marrin vaksinën anti- Covid.