Qeveria franceze është duke rritur taksën për televizionin publik, si dhe taksën ISP me qëllim rritjen e financimeve për transmetuesit publik.
Taksa vjetore e TV do të rritet me 1€ nga fillimi i vitit 2016, në 137€, e cila është në përputhje me normën e caktuar të inflacionit. Qeveria mund të ndryshojë pagesën në kuadër të ligjit të tanishëm të medias. Tarifa e re do të shkoj në favor të dy transmetuesve publikë, France Televisions dhe Radio France.
Qeveria po planifikon gjithashtu që tarifa e caktuar për taksën e televizionit publik të zbatohet edhe për pajisje të tjera.
Në të njëjtën kohë, qeveria do të rrisë taksën e ISP-ve nga 0.9% në 1.2%.
Megjithatë, sipas ministres së kulturës Fleur Pellerin, ajo nuk pret që ISP-të të rritsin çmimet e tyre për shkak të konkurrencës së ashpër në tregun francez broadband.