Ish kryeministri italian Matteo Renzi, aleat i koalicionit të qeverisës si lider i forcës politike Italia Viva, ka deklaruar se mund të tërheq dy ministrat e tij nga kabineti qeverisës.
Motivi është mos dakortësitë politike në aprovimin e planit kombëtar ekonomik e social për rimëkëmbjen e përballimin e pasojave të krizës pandemike që ka përfshirë vendin.
Në orët e vona të natës qeveria Conte 2, ka aprovuar plan kombëtar i njohur si Recovery Fond ose PNRR, e dy ministrat e partisë Italia Viva të Renzit, Ministra e Bujqësisë Teresa Bellanova, dhe ministrja e Barazisë e Familjes, Elena Bonati kanë abstenuar në votimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
I ashtë quajturi Recovery Fond, aktivizon 210 miliardë euro që do të arrijë deri në 310 miliardë pas aprovimit të buxhetit pesë vjeçarë 2021-2026.
Ky plan parashikon 144.8, miliardë investime për të financuar projekte të reja e 65.7 miliardë euro për të përmirësuar projektet ekzistuese. Mbi 70 %, e këtyre burimeve financiare do të shkojnë në shërbim të sektorit publik e mbi 21 %, për të stimuluar investimet në sektorin privat.
Mes të tjerash ky plan parashikon investime prej 20 miliardë euro në sektorin e shëndetësisë, në infrastrukturën sociale e shëndetësore të jugut të Italisë, 68.9 miliardë euro në evolucionin ekologjik e ambiental, 46.18 miliardë euro në shërbim të kulturës, inovacionit, digjitalizimin, 31.98 miliardë euro në infrastrukturë, 28.46 miliardë euro në sektorin e arsimit e kërkimit, 21.28 miliardë euro në sistemin social etj.
Por për ish kryeministrin italian , Renzi plani kombëtar i sapo aprovuar nga qeveria Conte 2, është pa një strategji kombëtare e një vizion për të ardhmen e vendit, e mbi të gjitha ka lënë jashtë Mekanizmin Evropian MES, i cili do të investonte menjëherë 36 miliardë euro në ndihmë të sistemit shëndetësor në Itali e që momentalisht është sektori më në vështirësi ekonomike.
Mungesa e votës së dy ministreve të Renzit, në aprovimin e Recovery Plan, ka vënë në pikëpyetje koalicionin qeverisës e të ardhmen e qeverisë Conte 2.
Për momentin lideri i Partisë Italia Viva, ish kryeministri Matteo Renzi, ka mohuar zgjedhjet e parakohshme e ka marrë disa orë kohë për të vendosur nëse do të tërhiqet ose jo nga koalicioni qeverisë.
Gjithashtu lideri i Italia Viva, ka deklaruar se paraditen e sotme do të mbaj një konferencë shtypi pas konsultimeve me kryesinë drejtuese të partisë së tij.
“Pas vendimit që do të marrim së bashku do të bëjmë dhe komunikimin tonë me mediat”, ka deklaruar ai.
Sipas zërave politikë flitet se kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte, po përgatitet të krijoj një mazhorancë të re të koalicionit qeverisë me shumë gjasa me Clemente Mastella, një emër mjaft i njohur në politikën italiane, disa herë ministër në qeverinë Berlusconi, e në qeverinë Prodi ,e aktualisht kryetar i bashkisë së Beneventos.
Pak orë më parë ai ka deklaruar se do të krijoj një iniciativë të re politike ku do të mbledhë miq të vjetër e rinj të konceptit të tij për politikën.