Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm. Të vetmin mjek që ka kjo qendër shëndetësore punon vetëm më një turn, paradite. Pas orës 15:00 në Maliq nuk ka mjek që t’i shërbej popullatës.
Prej më shumë se 10 vitesh në këtë qendër nuk mbulohet nga mjekë për 24 orë shërbimi shëndetësor. Mungesën në vite të mjekëve e konfirmon edhe Kryetari Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, i cili shpjegon për gazetarët e Fiksit se nga ana e Bashkisë Maliq janë dërguar me dhjetëra shkresave në Ministrinë e Shëndetësisë , të cilat kanë mbetur pa përgjigje.
“Nuk ka asnjë reagim. Në këtë qendër vijnë jo vetëm qytetarët e Maliqit, por të gjithë fshatrave përreth. si rezultat i mungesës së mjekut ata nuk marrin shërbimin dhe janë të detyruar të nisen drejt Korçës” shprehet kryetari Topçiu.
Ngarkesën e vetme në këtë qendër e mban mjekja Ina Malësori, e cila thotë se vetëm qyteti i Maliqit ka 8000 banorë ” jam e vetmja mjeke që kryej këtë shërbim të paktën këto tri vitet e fundit” shprehet ajo.
Në këtë qendër shëndetësore ka edhe një laborator ku mund të kryhen analizat bazë për pacientët, por aktualisht bëhet vetëm analizat e urinës pasi nuk kanë blerë kite për kryerjen e këtyre analizave.
Kjo si rrjedhojë e mungesës së një drejtuesi tek kjo qendër i cili duhet të firmos për këto blerje. Në këto kushte njerëzit drejtohen te laboratorët privat në Korçë.
Grupi privat në Facebook