Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku është qëlluar me armë biznesmeni Artan Santo. Krimi ka ndodhur paraditen e sotme pranë bankës “Credins” në zonën e ish-Bllokut teksa Artan Santo ishte duke hyrë në Bankë.
Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group” dhe bashkëpronar i bankës ‘Credins’, ‘TV Scan’ është qëlluar 6 herë nga dy persona të maskuar me motorr. Menjëherë pas krimit ata janë larguar drejt zonës së Liqenit.
Aktualisht në zonën e Liqenit Artificial dhe gjithë akset që lidhin këtë liqen janë ngritur postblloqe që lidhin këtë zonë. Njësi speciale janë duke kontrolluar me imtësi për kapjen e autorëve.
Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje mes tyre dhe një luleshitëse. Ata kanë pohuar se personat e kanë pasur në shënjestër biznesmenin dhe e kanë qëlluar me arme zjarri tip, pistoletë. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Artan Santo, biznesmeni 58 vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e sotëm ishte babai i dy fëmijëve. Ai ka qenë i njohur në Shqipëri si pronar dhe bashkëpronar i disa aktiviteteve bankare por edhe mediatike.
Emri: Artan
Mbiemri: Santo
Datëlindja: 7 shtator 1956
Vendlindja: Tiranë
Arsimimi
1976-1979 – Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël.
1981-1987 – Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist.
Eksperienca e punës
Bashkëpronari i medias “Focus Group” dhe i TV Scan
2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i Credins Bank.
2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit.
1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm.
1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme.
1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë.
1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm – drejtor i Kreditit.
1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti.
1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit
1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme.
1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekoniko – shkencor.
1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, kryerevizor.