“Pa ty, pa ty…” është një ndër frazat “fiksim” e kësaj vere. Këngë e cila është bërë një nga më të dëgjuarat e sezonit veror duke u cilësuar një nga hitet muzikore shqiptare.
Kënga e ardhur në dy versione pati një sukses të madh, për të cilin ka folur në emisionin “Pardon My French” artisti Muma.
I pyetur për të dy versionet, atë origjinal dhe atë me Dafinën, Muma tregoi më shumë detaje për bashkëpunimin me këngëtaren.
“Me Dafinën është një masterpiece, një high class, por origjinali ka diçka që nuk e ka me Dafinën, dhe versioni tjetër ka diçka që nuk e ka origjinali. Me Dafinën është më e plotësuar, ka zërin e femrës… Plus Dafina, stili, vibe…” , tha ai.
Muma tregoi po ashtu se edhe pse ka një tekst mjaft të ndjerë, nuk i është dedikuar dikujt.
“Jo. Me thënë të drejtën nuk ia dedikoj askujt këngët e mia. Mendoj që njerëzit që janë tradhtarë nuk e meritojnë një këngë të bukur… Është fryt i fantazisë sime”, tha artisti.
Muma po shënon mjaft arritje në karrierë falë talentit të tij, por fillimet nuk i ka pasur shumë të lehta si të gjithë ata që gjërat e mëdha i fitojnë me shumë mund dhe punë.
Ndër të tjera, ai rrëfeu se paga më e ulët që ka marrë ka qenë 100 mijë lekë, që ia ka dhënë Kledi Bahiti për këngën e Erik Lloshit. Ai e konisderon vlerësim pasi kjo ishte paga e parë që ka marrë si teksshkrues.
Po ashtu, artisti tha se nuk i pëlqen shumë daljet nëpër emisionet televizive dhe për këtë ka një arsye mjaft domethënëse.
“Emisionet televizive më kanë krijuar antipati, janë konsum imazhi. Dikush bën një libër dhe ftohet në emision. Nuk ka ngelur askush pa dalë në televizion… Një artist pa media është zero. Unë jam person që jam pak detajist dhe kur shikoj gjëra të tilla s’më pëlqejnë… Më duket sikur nuk e respektoj aq sa duhet veten prandaj iu shmangem televizioneve…”, tha ai, ndryshe nga shumë kolegë të tij.