Një urim nga Adele është dicka që mund ta marrë vetëm një artiste e madhe, një njeri me shumë fat ose një njeri që po gënjen për 1 prill, megjithatë në rastin tonë bëhet fjalë për këto dy të parat, teksa ka qenë Marsela Cibukaj e cila së fundmi ka treguar për herë të parë për një episod me këngëtaren britanike.
Kështu, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Marsela ndër të tjera tha se Adele i ka sjellë shumë fakt në jetë, teksa në vitin 2011, kur e ndiqte nga afër ndërsa këndonte hitin e padiskutueshëm të asaj kohe “Someone Like You”, ajo i ka kthyer mbrapsht një puthje. Pra “urimi” që kemi përmendur në titull, është një puthje mbrapsht që këngëtarja shqiptare ka marrë nga artistja e famshme, por që Cibukaj preferon ta quajë “urim”, duke qenë se pas këtij momentin gjithcka në jetën e saj ndryshoi për mirë.
“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”,- u shpreh këngëtarja shqiptare, e në fakt, rikthimi i saj në vendin e vet, bëri që filllimisht të njihej nga publiku prej “The Voice”, më pas që të kishte hit pas hiti deri në fitimin e “Kënga Magjike” vitin e shkuar.
Po ashtu në Shqipëri ajo u njoh edhe me partnerin e saj, muzikantin Vitmar Basha, me të cilin është në lidhje prej disa vitesh.
Marrë nga news-31.com